VIDEO e re/ 'Polici Leshi', ja se si banorët e 'Unazës së Re' u përplasen me Policinë pasi u sulmuan me makinë

Një tjetër video tregon momentin e përplasjes midis Policisë dhe banorëve të Unazës së Re, të cilët gjatë momenteve të para të protestës së sotme, janë sulmuar nga një automjet.

Siç shikohet edhe në këtë video, tensioni ka qenë i lartë.

Banorët i kanë kërkuar llogari policëve që bëjnë sehir, se për çfarë rrijnë aty kur nuk sigurojnë dot rendin.

Ata madje i kanë dhënë Policisë edhe targën e makinës që i sulmoi, ndërsa e kanë cilësuar Policinë si ‘Polici Leshi’.