Zhgënjehet Interi, Mourinho përflitet se do marrë drejtimin e klubit nga Serie A

Jose Mourinho po përflitet për një rikthim në Serie A.

Sipas asaj që shkruan “Sky TG 24”, drejtues të klubit të Romës kanë telefonuar trajnerin portugez për t’i ofruar stolin e klubit kryeqytetas.

Mediat në Itali bëjnë me dije se “Special One” ka kërkuar një pagë 10 milionë euro në sezon, ndërsa Roma ka ofruar 8 milionë, shkruan SYRI.net.

Edhe më parë është përfolur rikthimi i Mourinhos në Serie A tek skuadra e Interit pasi kohët e fundit Spalletti ka prishur harmoninë me skuadrën.

Specialisti aktualisht është pa punë pasi u shkarkua nga Manchester United, por tashmë ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në stol në sezonin e ardhshëm.