Gotze i ‘shkel syrin’ Liverpoolit: Gjithmonë kërkoj sfida të reja

Mario Gotze thotë se gjithmonë synon sfida të reja dhe ka lënë të kuptohet një ribashkim me ish-trajnerin e Borussia Dortmundi, Jurgen Klopp.

 “Klopp e dinte se unë doja të largohesha nga Bayern. Natyrisht, ne folëm. Ai më njeh shumë mirë dhe e di se unë gjithmonë kërkoj sfida të reja”, tha Gotze për Bild.

“Unë flas shpesh me Klopp. Ai më solli në ekipin e tij të parë kur isha 17 vjeç dhe bëri gjithçka të mundur. Ne flasim vazhdimisht”, shtoi ai.

Gotze ka kontratë me Dortmundin vetëm deri në vitin 2020 dhe e pranon se ende është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin e Liverpoolit.