E turpshme/ Ja arsyeja e vizitës së ministrit turk të mbrojtjes në Kosovë

Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili gjendet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, u takua me homologun e tij kosovar Rrustem Berisha.

Berisha, duke e falënderuar ministrin turk Akar për vizitën e tij, nënvizoi miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Turqia gjithmonë ka qenë pranë tyre dhe shprehu shpresë që bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet edhe më shumë.

Ndërkaq, Akar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shefi i mbrojtjes turke potencoi se vizitat e ndërsjella do të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira dhe se bashkëpunimi ushtarak, politik dhe në industrinë e mbrojtjes duhet të vazhdojë duke u rritur.

“Me shpejtësi të heqim pengesën FETO mes nesh. Duhet të shpëtohemi sa më shpejt nga kjo”, u shpreh Akar, duke folur për rëndësinë e luftës kundër organizatës, FETO, që sipas tij është terroriste dhe që akuzohet nga presidenti turk Erdogan përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik 2016.

Akar dje realizoi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut ku u takua me zyrtarë të lartë shtetërorë.