Real Madrid shokon të gjithë, kërkon transferimin që nuk e priste askush!

Real Madrid dëshiron ta bëjë një transferim befasues nga Manchester United.

Skuadra spanjolle ka shfaqur interesim për mbrojtësin e ‘Djajve të Kuq’, Eric Bailly, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net

Skuadra e Florentino Perez është treguar e gatshme të paguajë plot 30 milionë euro për transferimin e mbrojtësit 24-vjeçar.

Bailly nuk ka vend te Manchester United, prandaj madrilenët e shohin si zëvendësues të Sergio Ramosit, që po shkon drejt përfundimit të karrierës.