Ka tension para Dortmundit, e pohon vetë lojtari i Bayern Munchen

Bayern Munchen luajti mbrëmjen e djeshme një ndeshje të “çmendur”, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët fituan 5-4, por në dhomat e zhveshjes kishte një tension të madh mes trajnerit Kovac dhe lojtarëve.

Trajneri kroat ishte shumë i pakënaqur me skuadrën dhe ngriti tonet kundrejt futbollistëve.

Ishte mesfushori Leon Goretzka, ai që e konfirmoi këtë tension pas ndeshjes.

“Në pushim, dhomat e zhveshjes ishin si furrë. Duhej të qetësoheshim, trajneri na udhëzoi dhe rregulluam shumë gjëra. Edhe pse ishim me 10 lojtarë duhej të fitonim, nuk ka justifikime. Ndaj Dortmundit do të duhet një ndryshim rrënjësor”, pohoi Goretzka.

Bayerni këtë fundjavë do të ketë një derbi me Dortmundin, që do të caktojë shumë se kush do të jetë kampioni i këtij sezoni në Gjermani.