Sondazhet/ Agron Shehaj: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët

"Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë", ka deklaruar sot Agron Shehaj, ish-deputet i PD. 

"Sot në Shqipëri, ka dy botë të ndara, - gjykon Shehaj, -  opozita e populli i thjeshtë në njërën anë dhe,  Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër.

Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë."