FOTO/ Ish-sulmuesi i Kombëtares bëhet australian

Sulmuesi kosovar i klubit Sanfrecce Hiroshima, Besart Berisha, ka zbuluar se ai dhe familja e tij kanë marrë nënshtetësi australiane.

“Ne sapo u bëmë qytetarë australianë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Instagram.

Berisha ka zhvilluar vetëm një ndeshje për ekipin kombëtar të Kosovës, më 24 mars të vitit 2017.

Para se t’i bashkohej Kosovës, Berisha kishte përfaqësuar Shqipërinë. Për kuqezinjtë, ai zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi 1 gol.