Protestuesit e arrestuar, Apeli lë në burg Protoduarin dhe Doçin

Pas rishqyrtimit të masave të sigurisë, Gjjykata e Apelit, ka vendosur sot të lërë në burg, protestuesit e arrestuar në revoltat qytetarëve të javëvë të fundit: Dorian Protoduarin dhe Mariglen Doçin.

Dorian Protoduari është banor i Unazës së Re dhe proteston prej muajsh për të mbrojtur shtëpinë e tij nga shembja. Ndërsa Maringlen Doçi, është një i ri student. Ata akuzohen kryesisht për veprime të dhunshme dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Vendimet që dha gjykata:

Pal Daija arrest shtëpie

Gazmir Bekshiu arrest shtëpie

Aldi Spaho arrest shtëpie

Ermir Bruka arrest shtëpie

Emiljano Mustafa arrest shtëpie