FOTO/ Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ndodh me Shqipërinë dhe Kosovën

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare në muajin mars, FIFA ka publikuar renditjen e re, shkruan Syri.net.

Shqipëria ka zbritur një vend në renditjen e muajit mars. Nga vendi i 61-të kuqezinjtë tashmë mbajnë të 62-tin. Shkak është bërë humbja 0-2 me Turqinë.

Kosova ka rikuperuar 3 pozicione, teksa nga vendi i 130-të është ngjitur në vendin e 127-të.

Ngjitja e “Dardanëve” vjen si pasojë e dy barazimeve, 2-2 në miqësoren me Danimarkën dhe 1-1 në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2020 me Bullgarinë.

Në vendin e parë në FIFA-s mbetet Belgjika, që ndiqet nga Franca dhe Brazili.