FOTO/ Vetëm pse lindi të premten, Kejvina do të kishte një emër të çuditshëm

Ajo është një nga femrat më të bukura e më seksi të showbiz-it shqiptar.

Që me daljen e saj të parë, Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si dhe ngjalli reagime të shumta.

Ajo është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun.

Kejvina është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku publikon foto e video seksi dhe provokuese.

E së fundmi ajo ka hapur në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj rubrikën pyetje përgjigje.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmëndjen nga një ndjekëse ishte:

'Kush ta ka vendosur emrin se është shumë i bukur’.

‘ Tezja ime shyqyr që ishte ajo, se mami donte të ma vendoste Prena, pasi kisha lindur të premten. Imagjino Prena të ‘Xingu’’ ka shkruajtur Kejvina duke shkaktuar të qeshura dhe tek ndjekësit e saj'.