Ky aktor i njohur nuk do të ishte aspak i famshëm sot për shkak të një…

Mbrëmja e sotme në Soiree ishte e dedikuar filmave për fëmijëve dhe protagonistëve të këtyre produkteve kinematografike.

Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj (Beni Ecën Vetë), Donald Kokona (Taulanti kërkon një motër), Manjola Begolli (Rudina e 2 Herë Mat) e të tjerë ishin disa nga të ftuarit e kësaj mbrëmjeje.

Teksa po tregonte eksperiencën e tij në “Beni Ecën Vetë”, Herion Mustafaraj rrëfeu se si roli i Benit mund t’i ishte hequr po të mos ishte për mungesën e dy dhëmbëve të Genci Moshos, kandidatit tjetër për rolin.

“Genci, po të mos kishte humbur një dhëmb do të ishte ai që do e luante rolin e Benit”, - ka thënë Herioni.

Ndërkohë vetë aktori pretendent ka treguar: “Mua më ra një nga dhëmbët e parë sepse isha në shkollë fillore dhe po më ndërroheshin. Punë fati. Dhe flisja me TH dhe më tha teta Xhano [Xhanfize Keko] lëviz se do të gjejmë dikë tjetër!”

Epo, po të mos ishte për këtë dhëmb, atëherë Herion Mustafaraj mund të mos ishte Beni që njohim të gjithë…