VIDEO/ Lojtari i Kombëtares shqiptare shënon gol të 'çmendur' në Itali

Ledian Memushaj ka shënuar një supergol në fitoren 3-2 të Pescarës përballë Palermos në ndeshjen e vlefshme për Serie B.

Vlonjati shfaqi gjithë talentin e tij, me një të djathtë fantastike nga jashtë zonës, në minutën e 69-të.

Goditja e Memushajt la të shtangur portierin kundërshtar.