Historia e veçantë e 28-vjeçares nga Tropoja me 7 fëmijë e dy fakultete

Është vetëm 28-vjeçe, e ndonëse ndoshta shumë moshatare të saj ndoshta as që e kanë ende ndërmend të martohen e të krijojnë familje, ajo ka shtatë fëmijë.

Kjo është historia e veçantë e Ajlin Alfredaj, nëna 28-vjeçare nga Topoja e cila ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, ku ka rrëfyer gjithçka.

Ajlin është nënë e 7 fëmijëve, ajo ka lindur tre herë binjakë, ndërsa ka dhe një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë.

Ajo tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete.

Gjatë bisedës në studio, Ajlin tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha.