Të shtëna me armë zjarri, çfarë po ndodh në Fier

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Fierit.

Ky është raportimi më i fundit i Policisë së Fierit.

Ndërkohë që mendohet që edhe djegia e makinës para pak minutësh në Afrim të Ri ka lidhje me ngjarjen.

Nga kqyrja paraprake e makinës mësohet se u gjet një armë zjarri dhe një krehër me fishekë.

Dyshimet e para të policisë ishin për një ngjarje kriminale, ndërkohë që pritet të zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes.

Deri më tani nga këto dy ngjarje nuk raportohet ende për persona të lënduar.