Akuzat për ngacmim seksual/ Ja si tallet Trump me ish zv/presidentin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka gjetur kohë të merret edhe me akuzat për ngacmim seksual në ngarkim të ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, kandidat i mundshëm presidencial në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Në një fjalim për mbledhje të fondeve në emër të partisë republikane, Trumpi përmendi akuzat që ia kanë bërë dy gra presidentit Biden.

“Duket se i vetmi josocialist po trajtohet mirë nga socialistët. E kanë kapur keq ish-zëvendëspresidentin. Doja ta telefonoja, nuk e njoh mirë por do t’i thosha ‘Mirëserdhe në këtë botë Joe”, ka thënë Trump.

Dy gra, nga Nevada dhe Conecticut kanë akuzuar Joe Biden për ngacmim seksual pak orë pasi ky i fundit po flitej si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.