FOTO/ Trendi më i ri i bikinive ‘përvëlon’ meshkujt

Yjet e rrjetit social Instagram kanë lënë ndjekësit pa fjalë me llojin më të ri bikinive. Nicki Andrea dhe Sofia Jamora, të dyja kanë shkëlqyer me llojin Oh Polly Skinny Dipping, të bikinive që ka dalë së fundmi.

Ky lloj i bikinive kushton lirë dhe mund të përballohet nga blerëset e mundshme online, shkruan Daily Star.

Ato mund t’ju japin ndjesinë, që jeni duke notuar të zhveshur. Modelet kanë rënë në dashuri me llojin dypjesësh dhe shumica e tyre e reklamuan atë në Instagram.

Në uebfaqen online të shitjeve paralajmërohet në mënyrë sarkastike, se këto rroba banje mund të jenë shumë seksi për disa.

Në përshkrimin e produktit shkruhet: “Kujdes, ky bikini nuk është për të dobëtit nga zemra. Shenjat e tangave prej marrjes së rezeve të dielli tani janë problem i të kaluarës me këto mikrobikini, mbulohen vetëm gjërat më esenciale”.

Gjithsesi paralajmërimi nuk duket, që ka ndikuar në uljen e shitjeve të këtij produkti.

Shumë yje të Instagramit kanë bërë bujë me postimet e tyre, në të cilat kishin veshur bikinit përvëluese.

Ky është trendi i fundit i bikinive, pas trendit të disa yjeve të famshme me bikini ngjyrë ari.