Kupa e Shqipërisë/ Kukësi kualifikohet në gjysmëfinale, eliminohet Teuta

Kukësi bëhet skuadra e fundit që siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 në shtëpi përballë Teutës, ndërsa takimi i parë me durrsakët përfundoi në barazim 2-2.

Pjesa e parë ishte e vakët, pa raste, por me Teutën që kërkonte të ngacmonte portën e Frashërit me Bushiç.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 61’ nga Rexhinaldo, i cili u shërbye në mënyrë mjaft të bukur nga Kordeiroi.

Vlen të theksojmë që në minutat e fundit të ndeshjes “plasi” sherri në fushën e lojës, ndërsa mbrojtësi Frashëri i Teutës, dhe Kordeiro i Kukësit u ndëshkuan me kartonin e kuq.

Kukësi i bashkohet Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit në fazën gjysmëfinale.