Bixhoz me dashurinë/ Anika zbulon se Shivai po i gënjen të gjithë, ja ç’do ndodhë nesër

Anika i ankohet gjyshes për Shivain duke i thënë se ai është gënjeshtar. Shivai dëgjon bisedën e tyre. Anika fillon ta gënjejë gjyshen që Shivai ta kundërshtojë. Ajo i thotë gjyshes se Shivai nuk e zbatoi sfidën e saj dhe nuk jetoi në shtëpi të varfër por ata shkuan në hotel luksoz.

Gjyshja bën sikur habitet ndërsa Shivai bëhet gati ta kundërshtojë Anikën. Anika dhe gjyshja vazhdojnë me teatrin e tyre. Anika thotë se Shivai nuk i kontrollon dot emocionet e tij. Shivai nxehet dhe i thotë Anikës se po gënjen por më pas bën sikur po fliste në telefon.

Anika e nxeh më keq Shivain dhe i thotë gjyshes se unaza që i dha Shivai ishte fallco dhe ajo ka vendosur ta shesë tek tregu i zi. Shivai humb kontrollin dhe thotë se askush nuk do e jepte një unazë diamanti në tregun e zi.

Shitësi vjen të marrë unazën dhe Anika bisedon për një çminm. Shivai tronditet kur Anika vendos ta japë unazën për një set pjatash. Shivai mundohet të ndalojë Anikën. Ai nuk mban më dhe përzë shitësin. Shivai i tregon Anikës sa e bukur që është unaza.

Anika e pyet pse e njeh kaq mirë unazën por nuk mban mend që ja ka dhënë asaj. Shivai mbetet pa fjalë. Tanja e ndërpret bisedën e tyre. Shivai i thotë Anikës se ai është biznesmen dhe e njeh diamantin. Anika dhe gjyshja binden që Shivai mban mend gjithçka.

Shivai pyet Omin për Gorin. Om habitet që Shivai mban mend Gorin por jo Anikën. Shivai vendos të vazhdojë sikur nuk mban mend për të mësuar planin e Tanjas. Texh, Xhanvi dhe Shakti gjejnë një shënim që i trondit.

Ata shkojnë në të njëjtin vend dhe mësojnë se dikush ka thurur plan kundër tyre. Gori kupton se nuk mund të jetojë dot pa Omin dhe vendos t’i tregojë se shkon në kursin e anglishtes. Om vendos të ndahet nga Gori./revistawho