‘Ka frikë se nuk i fiton’, Mustafaj: Ja pse Rama nuk e çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në “News24” është shprehur se pavarësisht mënyrës se si shprehet dhe kushteve që i vendos Bashës, kryeministri Edi Rama nuk është aspak i bindur se i fiton zgjedhjet.

“Rama nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, sepse do kishte marrë vendimin që të çonte vendin në zgjedhje. Nëse është pragmatist siç thotë, nuk do kishte aspak frikë nga zgjedhjet e parakohshme”, shprehet Mustafaj.

Ndërkohë që Mustafaj shton se Rama, nuk jep mundësi diskutimi as në media, pasi shkon në studio të shajë dhe të komentojë gazetarët, por nuk bën debat dhe diskutim produktiv.