Legjenda e futbollit dërgohet me urgjencë në spital, ja gjendja e tij...!

Pele është shtruar me urgjencë në spital pasi është ndjerë keq.

Diagnoza flet për një sëmundje e quajtur “tetaninë”, një gjendje e njohur edhe si “spasmofilia” dhe konsiston në praninë e hipertekstibilitetit të nervave me kontraktim të muskujve.

78-vjeçari mbrëmjen e djeshme ishte në Paris ku u takua me Kylian Mbappe dhe familjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain, shkruan “FRANCE 24”, raporton SYRI.net.

Mediat franceze raportojnë se shëndeti i Peles është stabilizuar dhe duket se nuk ka asgjë serioze që t’i rrezikojë jetën.

Edhe më parë legjenda braziliane ka shfaqur probleme me shëndetin.