Valverde e pranon: Nuk mundemi pa Messin

Ernesto Valverde ka thurur elozhe për Leo Messin të cilin e vlerësoi si të pazëvendësueshëm te skuadra e Barcelonës.

“Sigurisht që ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, tha fillimisht ai.

“Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë. Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do të fitonim lehtë por më pas situata u komplikua.

“Ne nuk arritëm të bënim presingun e duhur dhe ata përfituan nga kundërsulmet”, ka shtuar më tej Valverde.

Barcelona mori një barazim të çmendur 4-4 me Villarealin, ndërsa Leo Messi e filloi ndeshjen nga stoli.