Autogoli i deputetit të emëruar/ Demalia-Gjonit: Kur shteti ka rënë, pse hytë në parlament?

Analisti Ilir Demalia, i njohur për qëndrimet e tij të fiorta publike, ka komentuar qëndrimin e deputetit të ri Ralf Gjoni, i cili foli sot nga foltorja e parlamentit nga ku u betua se maxhoranca nuk do të kishte votën e tij.

Por sipas Demalias, qëndrimi i sotëm i Gjonit është një autogol politik, pasi e quajti shtetin si të rënë dhe në një krizë ekzistenciale, ndërkohë që u bë pjesë e Kuvendit.

Ja çfarë shkruan Ilir Demalia:

“Autogoli i Ralfit si dije e padijes! Sot Ralf Gjoni, në Parlament tha:

Sot i gjithë shteti ka rënë. Është krizë ekzistenciale. Nuk ka gjykata. 

-Përse hytë, përse nuk dilni, nga një Parlament me shtet të rënë, në krizë ekzistenciale dhe pa gjykata siç dhe pohoni vetë?

Parlamenti mblidhet si guerrile një herë të mërkurën, një herë të enjten.

-Përse bëheni pjese e paligjishmërisë duke ligjëruar me prezencën tuaj guerrilasit parlamentar të ilegjimitetit parlamentar?

Ky Parlament për shkak të kodit zgjedhor me lista të mbyllura nga kryetarët është ilegjitim.

-Përse pranuat te vendosni gurin e radhës në listat e mbyllura kur e dinit së është ilegjitim dhe hyni me ilegjimitetin e listave në Parlament?

Përgjigje nuk pres nga papërgjeshmëria e patericës së paligjishmërisë”, shkruan Ilir Demalia.