FOTO/ 'Shiko si i varën me kokë poshtë', Vasili i kujton Edi Ramës, fatin e Musolinit

Drejtuesi i lartë i LSI petrit Vasili i ka kujtuar me një shenim në faqen e tij në facebook kreut aktual të qeverisë Edi Rama fatin e Musolinit, të cilin ai kërkon ta imitojë.

“Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë”, shkruan Vasili në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama di fillimin, por po i kujtojmë dhe fundin.

Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bejë hatanë si ai.

Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historisë.

Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë.

Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafe dhe le të mendohet pakëz...