Zbulohet lidhja e fshehtë e Armelës së Big Brother Albania

Armela Hyseni ish banorja e Big Brother Albania ka qënë një nga ish banoret më të komentuara.

Pamja e saj fizike dhe lidhja me Damianon ishin shumë të komentuara dhe pas daljes nga loja ajo vazhdoi të tërhiqte vëmëndjen e mediave.

Ndonëse në Instagram dhe në media ajo është shprehur se është single së fundmi është mësuar se ajo është në një lidhje serioze.

Pas publikimit në Instastory të një fotoje ku shihej e kapur për dore me një djalë në një ambient romantik ‘Panorama Plus’ ka mësuar se Armela është në një lidhje prej disa kohësh me një djalë identiteti i të cilët akoma nuk është mësuar.

 Mikeshat e saj kanë rrëfyer për ‘Panoram Plus’ se nuk ka diskutim që ajo po jeton një lidhje të re, por për arsye që i di vetëm ajo, Armela ka menduar që ta mbajë dhe pak në mister këtë histori, që padyshim e bën të ndihet e dashuruar dhe e plotësuar.

Kujtojmë që muaj më parë Armela u përfol dhe pë rnjë lidhje me reperin me origjinë shqiptar Escobars dhe ato u fototgrafuan shpesh herë në shoqërinë e njeri - tjetrit.