VIDEO-FOTO LAJM/ Një polic provokator mes protestuesve!

Një përpasje e fortë ka ndodhur në radhët e disa protestuesve para pak minutash.

Një grup prej tyre kanë shtyrë me forcë një person që të dilte nga protesta, pasi kishin bindjen se ishte një polici civil, i futur si provokator në radhët e tyre.

Protestuesit duket se e njihnin mirë personin në fjalë, që ishte i vetëm mes tyre dhe po ashtu, i vetëm, u largua pa bërë zë pas tensionit që shkaktoi.

Ky incident ndodhi si për ironi, në një kohë kur Policia vetë bënte thirrje me megafon që të largoheshin nga radhët, persona me maska ose ata të zbulonin fytyrën.  Personi në fjalë nuk e hoqi kapuçin as për një moment. Ndiqni pamjet./ar.sh/SYRI.NET