VIDEO/ Me këtë supergol, Messi thyen edhe një rekord tjetër

Në ndeshjen e djeshme të kampionatit ndaj Villarealit, tekniku i Barcelonës, Ernesto Valverde kishte vendosur ta linte në stol yllin e skuadrës Lionel Messin, si një mënyrë për t’i lënë një moment pushim 31-vjeçarit dhe për ta pasur në formën maksimale tashmë që vjen pjesa më e rëndësishme të sezonit, në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, sfida nuk po shkonte në drejtimin e duhur dhe Valverde vendosi të hidhte në fushë “pleshtin”.

Ndërkohë, Villareali shënoi dy herë të tjera dhe përmbysi rezultatin në 4-2, por gjithsesi Barcelona nuk u dorëzua.

Në minutën e 90-të Messi realizoi një perlë nga goditja e dënimit, e dyta rresht në kampionat, ndërkohë që në kohën shtesë katalanasit barazuan shifrat me Suarez.

Ndërkohë sa i përket golit të yllit argjentinas, përkoi me një tjetër rekord të Mesit. 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, u shndërrua në lojtarin e parë në 5 ligat kryesore të Europës që shënon të paktën 6 gola që prej sezonit 2006-2007.