Rama shkrin hetimin tatimor, dorëhiqen drejtorët e dogana e tatime

Edi Rama ka vendosur që të shkrijë edhe një tjetër institucion.

Bëhet fjalë për Hetimin Tatimor.

Vendimi është marrë në një mbledhje në Ministrinë e Financave, ku ka qenë Edi Rama, Erion Braçe, Ministria e  Financave dhe drejtorët e rinj të Tatimeve dhe Doganave.

Në këtë mbledhje është vendosur shkrirja e hetimit tatimor dhe largimi me dorëheqje i të gjithë drejtorëve rajonale në Tatime e Dogana.