Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona, mungon Messi

Sot në orën 21:30 Villarreali e pret Barçën në “Estadio de la Ceramica” në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Nëndetësja e verdhë është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga liga, prandaj pikët i duhen si asnjëherë më parë, shkruan SYRI.net.

Ajo që bie në sy është mungesa e Leo Messit që do ta nisë ndeshjen nga stoli rezervë.

Barcelona në krahun tjetër, ka 10 pikë më shumë se ndjekësit e vendit të dytë.