Braçe mbush 47 vjeç, por shikoni se si e shet ushqimin catering sikur ia ka bërë mamaja

Propaganda e neo-rilindasve me xhaketë të kthyer nuk njeh skrupuj përmbajtje as kur vjen puna te përdorimi i dashurisë prindërore si element i keqpërdorur i imazhit publik për qëllime qartësisht të kuptueshme.

Në një postim të fundit në profilin e tij në facebook, Erion Braçe që sot mbush 47 vjeç, ka publikuar një foto nga ushqimi të cilin thotë se ia ka sjellë mamaja e tij, të cilën po ashtu shkruan se ka po aq vite që i gatuan të njëjtën gjë.

Në fakt kush e shikon foton e kupton menjëherë që kemi të bëjmë me një ushqim cateringm të porositur në një restorant dhe që Erionit i ka shkuar në zyrë.

Mjafton të shikosh paketimin e tasit me alumin si edhe patëllxhanët e marinuar, apo spinaqin me oriz integral pa kolesterol, që duket që është ushqim distik, për të kuptuar  se neo-rilindasit për ca klikime më shumë janë të gatshëm të përdorin edhe dashurinë prindërore për ca klikime më shumë.