PAMJE TË RËNDA/ Ja si dhunohet qytetari brenda komisariatit të Lushnjes

Dhunë brutale ndaj qytetarit në komisariatin e policisë në qytetin e Lushnjes. Denoncimi bëhet nga vetë ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar edhe fotot ku shihen shenjat e dhunës.

Sipas mesazhit të qytetarit, ai është dhunuar pa shkak nga punonjës të policisë, edhe pse kishte shkuar për të bërë thjesht një kallëzim.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,
Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti. Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime. Ju falenderoj,