Barcelona vendos çmimin e shitjes për Coutinhon, ja klubet e interesuara

Barcelona dhe Philippe Coutinho kanë rënë dakord të “divorcohen” në fund të sezonit.

Mesfushori ka dështuar të përshtatet me sistemin e trajnerit të katalunasve, Ernesto Valverden, dhe tashmë mesfushori është në kërkim të klubit të ri.

E përditshmja sportive spanjolle, “Sport” raporton se blaugranat duan 130 milionë euro ndërsa klubet që kanë shfaqur interesim janë: PSG, Manchester United dhe Chelsea.

Megjithëse nuk ka të drejt në transferime, ish-ylli i Liverpoolit do të preferonte të kalonte te Chelsea para Unitedit.

Coutinho deri më tani është aktivizuar në 45 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat për Barcën.