2500 euro nje minë, mes të arrestuarve një vajzë 21 vjeçe. Emrat

Kanë dalë detaje të reja nga sekuestrimi i bombanve me telekomandë sot në Lezhë. Mesohet se çmimi i tyre shkonte deri ne 2500 euro secila

Gjithashtu janë bërë publik edhe emrat e personave të arrestuar njëra është një vajzë 23 vjeçare.

Në pranga 21-vjeçarja Amelda Elezi dhe 23-vjeçari Armand Lukani

Janë sekuestruar 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë.

Janë venë në prangat e policisë  në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Mendohet se tre vlonjatët do ti shisnin bombat me telekomandë në Lezhë.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë

Finalizohet operacioni "The long ëay", i ndjekur me metoda proaktive.

Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë,

2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe

1 telefon celular.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "The long ëay", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u  arrestuan në flagrancë shtetasit: 

- A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.

 A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit      E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga  nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.