I futen në banesë dhe dhunojnë 35-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Berat. INICIALET

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë.

Tre personat akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në banesë dhe kanë dhunuar një 35-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

-R.B, 47 vjeç.
-Sh.Sh, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoroven, Berat.

Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen E.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.