Sherr me thika mes 4 të rinjve, njëri përfundon në spital

Një sherr mes katër të rinjve ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se sherri ndodhi për motive të dobëta.

Nga sherri njëri prej tyre ka mbetur i plagosur duke u transportuar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Ai është Amarildo Mema, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.