Përplasja me Ardi Veliun/ Rrëfehet Voltana Ademi: Ja çfarë më tha

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka reaguar pas përplasjes që pati ditën e sotme me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, kryebashkiakja shkodrane tha se i kishte bërë përshtyrpje që i kishte thënë Ardi Veliu.

 “Më tha se ajo që po thonim para kamerave është e ndryshshme nga ajo që thonin jashtë kamerave”, është shprehur Ademi.

Sipas saj, kjo fjalë e kishte revoltuar dhe prandaj kishte nisur debati me numrin një të uniformave blu. Më tej kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shpreh se nuk bën punë ndryshimi i një drejtori të Policisë për të vendosur rendin në Shkodër.

Ditën e shtunë, teksa po shkonin në banesën e motrës së tyre, e ekzekutuan me një breshëri automatiku vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.