Ja si ndryshon Berisha nga Rama/ 'Tahiri kanabizoi Shqipërinë, Olldashi futi në burg Aldo Baren'

Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj, duke komentuar situatën e rëndë kriminale në vend ka bërë edhe një paralelizëm midis dy qeverisjeve në luftën ndaj krimit të organizuar.

Hajdarmataj tha nga studio e Ora Neës, se Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm inkriminoi policinë, ndërsa i ndjeri Sokol Olldashi kur ishte ministër i Brendshëm falë vullnetit politik të qcverisë Berisha futi në burg, kriminelë si Aldo Bare.

‘Në periudhën kur ministër i Brendshëm, ishte Saimir Tahiri gjithë struktura e Policisë së Shtetit u inkriminua, përveç ndonjë drejtuesi, sepse kështu ishte inkriminimi. Nga polici që punonte në bazë deri tek drejtuesit e qarqeve. Për mendimin tim u mor vendim politik që të mbillej hashash në të gjithë Shqipërinë dhe Shkodra është një nga qarqet më të prekura.

Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë.Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri.

Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha rrethet. Ndoshta është pak më në hije, por është e rënduar. Kemi Tiranën, Elbasanin, Durrësin. Shkaku është politika,’ tha Hajdarmataj