Kosova e gatshme të jetë pjesë e platformave europiane për energji

Kryemnistri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e KfW dhe Ambasadës Amerikane me qëllim avancimin e pozitës së Kosovës në tregun energjetik.

Haradinaj ka potencuar se, Kosova është e gatshme të jetë pjesë e platformave europiane dhe rajonale të energjisë, siç është e gatshme të zbatojë marrëveshjet dhe obligimet në këtë sektor.

“Në këtë frymë, ne kemi përmbushur pjesën tonë edhe karshi përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji dhe kemi krijuar bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative,” shkruan kryemnistri.