Ukrainë: Humoristi që s'merrte vesh nga politika, kryeson garën presidenciale!

Një komedian pa asnjë eksperiencë politike ka fituar shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Këtë e tregojnë rezultatet paraprake.

Teksa është numëruar gjysma e fletëve të votimit, Volodymir Zelenskiu që luan rolin e një presidenti në komedi mjaft popullore në vend, fitoi 30% të votave i pasuar nga Presidenti aktual Petro Poroshenko.

Të dy kanë shprehur qëndrim proeuropian dhe do të dalin në raundin final në muajin prill për t’u zgjedhur njeri prej tyre, President i Ukrainës.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko deri tani është e eliminuar nga gara.

“Unë jam shumë i lumtur, por kjo nuk është finalja”, tha aktori i komedisë për gazetarin e BBC, Jonah Fisher.

Ndërsa Presidenti aktual Poroshenko e përshkroi renditjen e tij në vendin e dytë si një “leksin të ashpër”/SYRI.NET