Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 9 të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar droge ka nisur në Itali.

Bëhet fjalë për goditjen e një bande shqiptaro-italiane që trafikonte kanabis sativa, heroinë e kokainë.

Sipas të dhënave, droga merrej në Shqipëri dhe dërgohej në Messina, Emilia Romagna e zona të tjera.

Në pranga janë vënë 2 shqiptarë dhe 7 italianë. Këta të fundit janë anëtarë të një organizatë kriminale të njohur në Messina.