DETAJE të reja/ Do të hidhte në erë makinën, rrugët me gropa në Vlorë shpëtojnë objektivin

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që vuri në lëvizje policinë në Vlorë, ajo e gjetjes së pakos së dyshuar me eksploziv në lagjen ’10 korriku’.

Sipas asaj që raporton News 24, eksplozivi i gjetur dyshohet se ishte montuar poshtë një makine.

Sipas grupit hetimor, pakoja të jetë shkëputur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “10 korriku’, në qytetin e Vlorës.

Mendohet se shkaku i shkëputjes së lëndës plasëse nga makina të jetë rruga me gropa në këtë pjesë të qytetit.

Pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.