Panik në Vlorë/ Eksploziv në mes të rrugës! Çfarë po ndodh?

Rruga në lagjen "10 korriku" në Vlorë është bllokuar mbrëmjen e sotme pasi dyshohet për vendosjen e një sasi eksplozivi.

Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se mund të jetë shkëputur në ecje e sipër nga ndonjë automjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.