'Alo, Sander Lleshi je?'

Nuk do shkruaja për Sandrin, por ja që vrasja e N-të në Shkodër më solli një ndjenjë pasigurie dhe indinjate.

Ndaj, ashtu sic na ka rekomanduar policia jonë, mora në telefon 129.

-Alo, Sandér Lleshi je? Si ia çon, si i ke nga shtëpia? Po të ikin ditët si ministër duke numéruar të vrarët anë e mbanë vendit, o derman. Ne presim të kapni ndonjë kriminel, përveç atyre që janë në parlament që i dimë të gjithë e nuk i trazojmë se i duhen Ramës.

Dora e tyre mban dhe karriken e kryeministrit. Por ti po vrapon vetëm pas qytetarit digital të Berishës. I je turrur me batalionet e tua dhe po e kape do ia nxish jetën. Ndérkohë vrasësit tallen me ty. Jo vetëm ata. Tallet dhe policia. Eja nga blloku ynë ndonjë natë e dëgjo tallava mbas orës 1 të natës. Të çirren veshët. Bëj si unë, merr në telefon numrin e vartësve të tu. E para, nuk ta hapin. E dyta,ja erdhëm, thonë. E treta, mos na çaj bythën, ta lëshojnë ulërimën. Kemi ca vjet kështu. Donim të ta thonim dhe ty, por ti e ke mendjen te qytetari digital. Mos iu ndaj atij, se ndaj paguajmë taksa ne. Që ti të plotësosh dëshirat e tua.

U thashë para ca ditëve ca policëve të qarkullimit rrugor se një fuoristradë e Ministrisë së Brendshme rri me drita parkimi tek rruga çdo mëngjes. Ta jap dhe targën po e deshe. Pengon makinat të ecin normal, vargu shkon deri 200 metra. Por fuoristrada nuk lëviz deri sa vijnë fëmijët e shefit të asaj makine, hypin në të dhe ikin drejt shkollës plot gëzim. Atë makinë e ka blerë populli që hyp në urban, atë shofer e paguan ai popull, atë karburant ia jep ti ama nga lekët e tiranasve.

E di se ç’më thanë ata policët e rrugores:

-Nuk e dimë e kujt është ajo makinë.

-Po a ka targa MB?

Më kthyen kurrizin dhe gati blloqet e gjobave për fukarenjtë e vendit.

Alo, Sandër, uroj të kapësh ndonjë vrasës. Jo për gjë, por ke qënë gjeneral, o burrë. Dhe mos iu ndaj qytetarit digital. Se sipas teje ai shpif, ama aeroplanin me drogë e zbuloi, ama drogën e bananeve e tregoi, ama...

Mësoje se populli ka kaq besim tek Berisha sa nuk e informon veç se ç’ndodh, por edhe do të dijë se si do jetë moti nesër. Sala i bi ne kokë Por ti gjeje këtë digitalin se vrasësit edhe po mos i kape ti do i kapë Rama.

E pastaj do i bëjë deputetë.

Tung, Sandër! Mos iu ndaj atij, atij digitalit.

Qepju se ndryshe do e haç si Xhafaj. I gjati s’ta zgjat...