VIDEO/ E kishit harruar? Ja çfarë i thotë Ylli Rakipi “zëdhënësit” të FBI në studio

Deklaratat e avokatit Spartak Ngjela për informacione të detajuara që i vijnë nga FBI apo CIA amerikane lidhur me ato që priten të ndodhin në vendin tonë, janë shndërruar në burim humori dhe memesh mes qytetarëve.

Por një përgjigje të bukur për avokatin ka patur gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi.

Në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, e datës 15 qershor 2016, ka patur një përplasje dhe fyerje ndërmjet Spartak Ngjelës dhe Ylli Rakipit.

Gjithashtu Rakipi i kujtoi avokat Ngjelës se fajet janë individuale, pasi edhe Enver Hoxha arrestoi atë dhe babain e tij, jo të gjithë familjen.

Ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet kur gazetari i drejtohej avokatit me fjalët: “Ti je i çmendur, idiot dhe budalla avokat”.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: