Shkodra nën kthetrat e krimit: Në 8 muaj, 11 viktima, 2 të zhdukur, asnjë vrasje e zbuluar

Ekzekutimi i sotëm i vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali e çojnë në 11 numrin e vrasjeve në Shkodër në një hark kohor më të vogëlse një vit.

Saga e ekzekutimeve nisi në 15 korrikun e vitit të shkuar, kur para banesës ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci, e cila në momentin e vrasjes mbante në duar foshnjen e saj.

Qyteti më i madh në veri të vendit është shndërruar në Palermon e viteve më parë, ku në mes të ditës Cosa Nostra eleminonte këdo që i dilte përpara.

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnjë vrasës në burg dhe asnjë reagim të fortë nga Policia e Shtetit.

15 korrik 2018 u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

10 gusht 2018 vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht 2018 janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa.

Më pas, 1 shtator 2018, vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër. Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici.

14 Nëntor 2018 ekzekutohet në Shkodër edhe kushëriri i Arjan Ferracakut, Fatos Ferracaku, ndërsa u plagos edhe Fatos Mehaj.

Ditë më parë, më 20 mars 2019, u ekzekutua në Shkodër edhe biznesmeni i turizmit në Theth, Ferdinand Polia. Megjithëse vrasja e tij nuk dyshohet të ketë lidhje me përplasjen disa-vjeçare të fisit Bajri dhe Liçi.

Ngjarja e sotme e ka shtuar akoma më tepër pasigurinë mes qytetarëve shkodranë, ndërsa reagime të shumta ka patur edhe në rrjetet sociale nga qytetarë nga i gjithë vendi.

Astrit Bilali, i vrarë sot:

Ibrahim Bilali, i vrarë sot: