Vlorë, shpërthen eksplozivi në një shtëpi në mesnatë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një shtëpi në lagjen 28 nëntori të Vlorës.

Shpërthimi ka ndodhur 45 minuta pas mesnate, në 00:45 minuta në oborrin e një shtëpie.

Fatmirësisht nuk ka shkaktur viktima, megjithatë paniku ka qënë i madh jo vetëm tek familjaret, por në të gjithë zonën.

Nëse bëhet fjalë vetëm për një paralajmërim, dërguar banorëve të shtëpisë, për konfliktet e tyre, ende nuk dihet.

Policia ka nisur hetimet duke mbledhur provat në vendin e ngjarjes.