VIDEO/ Tifozët e Partizanit i bashkohen skuadrës në restorant, super atmosfera që krijohet

Pasi bënë qindra kilometra deri në Shkodër, paguan çmimin e rritur të biletave nga klubi i Kukësit, arritën të përkrahnin ekipin në barazimin ndaj vendit të dytë, tifozët e Partizanit nuk u mjaftuan me kaq.

Në rrugën e kthimit, ata ndaluan në restorantin ku skuadra po darkonte, duke e mbushur plot e përplot, e duke nisur e aty koret bashkë me lojtarët e tyre.

Në një video të publikuar nga mesfushori Kristi Kote në Instagram, shihet atmosfera e zjarrtë brenda në restorant.