PSG futet në garën treshe me Realin dhe Juventusin për 22-vjeçarin

Paraqitja e mirë e Tanguy Ndombele me fanellën e Lyon ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.

Me Juventus e Real Madrid që kanë kohë që interesohen për 22-vjeçarin, gjatë verës pritet të zhvillohet një ankand në merkato, pasi së fundmi në garë për futbollistin është futur edhe skuadra e Paris Saint-Germain.

Presidenti i Lyon, Aulas, për të lënë të lirë futbollistin kërkon një shumë më të madhe se 70 milionë euro.