FOTO/ Shtëpia e xhirimeve të ‘Kumbari’, del në shitje

Shtëpia ku është xhiruar një pjesë e filmit “The Godfather” (1972), ka dalë në shitje. Çmimi i kërkuar për vilën që gjendet në Staten Island dhe që pikaset për stilin “Tudor”, është 1 milion e 370 mijë dollarë. Pronarët, Elaine dhe Peter Albert, të cilët kanë jetuar në të që nga viti 1977, e kanë blerë fillimisht për vetëm 195 mijë dollarë.

Vila me katër dhoma shihet në film në momentin e vrasjes së Carlo Rizzit (Giani Russo) nga kunati i tij Michael Corleone. Shtëpia është në të vërtetë në afërsi të lagjes “Todt Hill”, ku bosi i mafias “Gambino”, Francesco Cali ( i quajtur “Franky Boy”) u vra më 13 mars përpara shtëpisë së tij.