Shkarkimet në MPJ/ Lirohen edhe 3 diplomatë të tjerë

Shkon në 19 numri i diplomatëve shqiptarë të shkarkuar nga detyra.

Vetëm pak minuta më parë Ministria e Jashtme bëri të ditur se është shkarkuar diplomatja, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE do të kthehet në Tiranë, Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë Marsela Xhixho, ndërsa do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, shkarkimet vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.